E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: E marta e shenjtë e Shën Ndout

TIRANË, 24 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama uroi sot besimtarët për të martat e shenjta të Shën Ndout.

“E martë e shenjtë e Shën Ndout”, shkruan Rama, ndërsa publikoi në rrjetet sociale foto nga kisha e Laçit, ku festohen të martat e shenjta të Shën Ndout.

“Të martat e Shën Ndout”, një periudhë e rëndësishme devocioni për besimtarët, nisën më 17 mars dhe përfundojnë më 13 qershor.

Çdo të martë pelegrinët i drejtohen këtij vendi të shenjtë për të gjetur ngrohtësi shpirtërore, duke drejtuar lutjet e tyre për qetësi, shëndet, harmoni dhe begati.

Pelegrinët janë nga çdo skaj i vendit dhe përfaqësojnë besime të ndryshme. Ata besojnë tek mrekullitë e Kishës së Laçit, ndaj edhe e frekuentojnë atë.

Kisha e Shën Ndout në Laç prej vitesh është kthyer në vendin ku bashkohen mijëra qytetarë dhe besimtarë nga mbarë vendi.

/k.s/r.e/j.p/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›