E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Energji fitoreje nga Gjirokastra, Përmeti dhe Memaliaj


TIRANË, 23 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste vijoi fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit me takime në qytetet e Gjirokastrës,  Përmetit dhe Memaliaj.

Kryeministri ndau sot në rrjetet sociale momente kryesore nga këto takime, të cilat sipas tij, përcjellin “energjinë e fitores së  zgjedhjeve të 11 majit”.

“Një ditë e bukur plot energji fitoreje nga Gjirokastra, Përmeti, Memaliaj për 11 majin ku kalon rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Europian”, u shpreh Rama.

Rama zhvilloi dje takime me operatorë e biznese që operojnë në fushën e turizmit, me gra dhe vajza të Gjirokastrës, si dhe me socialistët e Tepelenës e Memaliajt.

Në takime, Rama përsëriti apelin që në 11 maj shqiptarët të bashkohen përtej së majtës e të djathtës për Shqipërinë në Bashkimin Europian.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›