Rama: Fëmijët durrsakë kontribut për Shtëpinë e Europës te kopshti i Skënderbeut në Tiranë

TIRANË, 22 prill/ATSH/ Sheshi kryesor para Bashkisë Durrës është shndërruar në një atelie ku fëmijë të moshave të ndryshme shprehin talentin e tyre përmes pikturës, por tashmë me një temë të caktuar, atë të Europës.
Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale pamje teksa fëmijët hedhin në telajo këndvështrimin e tyre përmes artit.
“Me kontributet e fëmijëve durrsakë për Shtëpinë e Europës, e cila po ngrihet te kopshti i Skënderbeut në Tiranë, ku më 16 maj do të mblidhen udhëheqësit e krejt kontinentit tonë demokratik, për Samitin e Komunitetit Politik Europian”, thekson Rama teksa ka përshëndetur nga afër artistët e vegjël pjesë e rrjetit të ri të ngritur nga shkollat, “Arte dhe Zeje”.