E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Fëmijët e Fierit, kontribut për Shtëpinë e Europës

TIRANË, 30 prill/ATSH/ “Europa në sytë e fëmijëve” është atelieja gjigante e cila po udhëton në çdo qytet të Shqipërisë dhe ku fëmijët shqiptarë përcjellin përmes artit këndvështrimin e tyre për Europën.

Kryeministri Edi Rama përcolli momente nga angazhimi i fëmijëve të Fierit, të cilët përmes programit “Art, Zeje, Sport” do të lënë “gjurmën” e tyre në Shtëpinë e Europës, në Tiranë ku në 16 maj do të mblidhen udhëheqësit e vendeve që marrin pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian.

“Me kontributet e fëmijëve në Fierit për Shtëpinë e Europës, e cila po ngrihet tek kopshti i Skënderbeut në Tiranë, ku më 16 maj do të mblidhen udhëheqësit e krejt kontinentit tonë demokratik, për Samitin e Komunitetit Politik Europian”, u shpreh Rama.

Kryeministri vlerësoi punën fantastike të bërë nga fëmijët, ndërkohë që punimet e tyre do të bëhen fotografi dhe do të përfshihen në albumin madh që do të botohet me rastin e këtij eventi.

“Keni bërë një punë fantastike dhe meritoni një duartrokitje të madhe për këtë punë të bukur që keni bërë”, u shpreh Rama.

1 nga 5

/a.f//r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›