E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama: Hapja e kantierit në rrugën e Qafë Dardhës, investim i rëndësishëm për Beratin

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ndarë pamje nga investimi që do të realizohet në rrugën e Qafë Dardhës.

Rama shkruan se hapja e këtij kantieri është i rëndësishëm për Beratin, dhe se do të lehtësojë jetesën e banorëve të pesë fshatrave përreth.

Kryesoicialisti shton se do të çlirojë potencialin e paprekur turistik të një zone me natyrë të jashtëzakonshme deri lart në Malin e Tomorrit.

“Mirëmëngjes dhe me hapjen e një tjetër kantieri me rëndësi për Beratin, rrugën e Qafë Dardhës, një investim i cili jo vetëm do të lehtësojë jetesën e banorëve të pesë fshatrave përreth, por dhe do të çlirojë potencialin e paprekur turistik të një zone me natyrë të jashtëzakonshme deri lart në Malin e Tomorrit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

/vizionplus.tv 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›