E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Më thonë tradhtar mua që nga Serbia thashë Kosova është republikë e pavarur

TIRANË, 9 qershor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se akuzat që i adresohen atij për tradhti bien ndesh me qëndrimet që ka mbajtur publikisht për Kosovën, përfshirë edhe gjatë vizitave zyrtare në Serbi.

Në takimin me rastin e 35-vjetorit të PS, të organizuar në Apoloni të Fierit, Rama Rama iu përgjigj kritikëve që e cilësojnë tradhtar.

Duke iu referuar deklarimeve në protestat në kryeqytet në lidhje me “shitjen” e Kosovës, Kryeministri Rama citoi “më thonë mua tradhtar, thoshte njëri shko në Serbi”.

“Në Serbi vajta ua thashë atyre në sy nga Pallati i Serbisë ku rri Presidenti që ‘Kosova është Republikë e Pavarur dhe është një histori që nuk kthehet më mbrapa'”, theksoi Rama.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›