E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Sazani ka qenë, është dhe do të mbetet tokë e Republikës së Shqipërisë

TIRANË, 9 qershor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ishulli i Sazanit ka qenë është dhe do të mbetet tokë e Republikës së Shqipërisë”.

Gjatë takimit të organizuar në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, në Fier, me rastin e 35-vjetorit të krijimit të Partisë Socialiste, Rama tha se kjo është e vërteta e nëse kanë dyshime të dalë dikush të nxjerri faktin që vërteton të kundërtën.

“Çfarë e provon këtë, këtë e provon fakti që ne kemi më shumë se dy vjet negociata me investitorët pikërisht për formulën e zhvillimit që do të thotë ne përfaqësojmë Republikën e Shqipërisë dhe pronën shtet, prona e popullit shqiptar. Ata janë investitorë që duan të zhvillojnë atë pronë dhe ajo që ne kemi rënë dakord me ta është që çfarë ndërtohet bëhet private, çfarë është jashtë është e shtetit shqiptar”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “në investim merr pjesë Shqipëria si ortak në biznes dhe të ardhurat që vijnë i shkojnë Republikës së Shqipërisë”.

Rama bëri të ditur se marrëveshja nuk është firmosur sepse akoma janë duke negociuar dhe secila palë do të marrë sa të mundet.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›