Rama: Nga mjekë dhe infermierë të keqpaguar, sot me paga të trefishuara

TIRANË, 1 maj/ATSH/ Shërbimi shëndetësor në vend në 12 vite ka pësuar transformim rrënjësor falë investimeve të kryera në të gjithë vendin.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje si ishte shërbimi shëndetësor në vend në 2013 dhe si është transformuar gjatë këtyre 12 viteve të fundit.
“Ju kujtoj një çast se nga nisi transformimi i shërbimit shëndetësor në vend”, shkruan Rama.
Rama sjell në vëmendje se si në 2013 mjekët dhe infermierët ishin të të keqpaguar, spitalet ndodheshin mes keqmenaxhimit dhe kaosit, pacientët sëmureshin në spitale deri tek spitalet sot që shërojnë me dinjitet.
Në këto vite u trefishua buxheti për shëndetësinë, 53 shërbime e spitale të rikonstruktuara, 68 salla kirurgjikalë të rinovuara.
Qeveria trefishoi pagat e mjekëve nga 490 euro në 2013 në 1670 euro në 2024, u trefishuan pagat e infermierëve nga 280 euro në 2013 në 850 euro në 2024.
Në këto vite u rikonstruktuan dhe ndërtuan 400 qendra shëndetësore të reja dhe moderne, 320 autoambulanca të reja moderne janë pajisur për të shpëtuar jetë, u përballua me sukses pandemia Covid 19.
Për barnat e rimbursueshme u dyfishua fondi nga 60 milionë euro në 120 milionë euro.
Qeveria ngriti platformat “Mjekë dhe infermierë për Shqipërinë”, përmes të cilës u punësuan 1500 mjekë të rinj duke sjellë më shumë kujdes dhe pranë qytetarëve.
Më shumë se 200 medikamente janë në listën e barnave të rimbursueshme.
Gjatë sezonit veror në zonat turistike ka qendra shëndetësore verore 24/7.
Autonomia spitalore sot është një realitet, ndërkohë që është ngritur Qendra Kombëtare Mjekësore. /k.s/j.p/