Rama: Nisin sot finalet e “Euro U-17”, për herë të parë në Shqipëri

TIRANË, 19 maj/ATSH/ Nis sot për herë të parë në Shqipëri, turneu i finaleve të “Euro U-17”.
Në finalet e Europianit të parë U17 të futbollit në Shqipëri marrin pjesë 8 skuadra kombëtare U-17.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale informacione mbi këtë event të rëndësishëm sportiv.
“Shqipëria si vend organizator dhe Anglia, Franca, Gjermani, Portugalia, Italia, Belgjika, Çekia. Finalet në grupe nisin sonte pasdite me Shqipëri-Portugali dhe më datë 1 qershor do të luhet finalja e Europianit U-17”, u shpreh Rama.
Turneu i finaleve të “Euro U-17” çel sot siparin në Tiranë, për ta mbyllur më 1 qershor.
Ky turne do të jetë i pari me formatin e ri, ku Shqipëria do të bashkohet në fazën finale me shtatë skuadra të tjera që u kualifikuan nga raundi i dytë i eliminatoreve. Shorti u hodh të hënën, më 31 mars, në Shtëpinë e Futbollit në Tiranë.
Shqipëria, si vend mikpritës, u shortua në Grupin A, përkrah Francës, Gjermanisë dhe Portugalisë, ndërsa kampionia në fuqi, Italia, do të përballet me Belgjikën, Anglinë dhe Çekinë në Grupin B.
1 nga 5/m.m/a.f/r.e/