E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Njësitë e mëdha administrative, mundësi për akses në fondet e BE-së

Kryeministri Edi Rama, ishte sot në Korçë, ku mori pjesë në takimin për konsultimet publike në lidhje me reformën e re Administrativo- Territoriale.

Kreu i qeverisë theksoi se njësitë më të mëdha administrative krijojnë mundësi për akses në një kategori tjetër fondesh të Bashkimit Europian dhe për më shumë investime në territor.

“Është shumë e rëndësishme për fëmijët tuaj kjo që po bëjmë sot, në radhë të parë për fëmijët tuaj dhe për mirëfunksionimin në shkallë kombëtare të shtetit shqiptar” – tha Rama.

Më tej ai shtoi se,  bashkimi i Maliqit me Korçën në një bashki të re dhe të fuqishme, do të krijojë “premisa të reja për zhvillimin ekonomik e social të qëndrueshëm si edhe aksesin në fondet e Bashkimit Europian”.

Reforma e Administrativo- Territoriale synon të rrisë kapacitetet, mundësitë për financim dhe investimet për komunitetet, duke i hapur rrugë një zhvillimi më të madh në të ardhmen.

  • /rtsh.al/

    Më shumë nga Politika

    Të gjitha ›