E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama: Parlamenti do të shpallë Iranin si sponsorizues të terrorizmit, Gardën dhe Hezbollah-un “organizata terroriste”

TIRANË, 13 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, deklaroi sot se javën e ardhshme Parlamenti i Shqipërisë do të ftohet të votojë një rezolutë për ta shpallur Republikën Khomeiniste të Iranit, shtet sponsor të terrorizmit.

Në një konferencë me gazetarët në godinën e Kryeministrisë, Rama nënvizoi se “bashkë me të do të shpallet organizatë terroriste edhe Garda Republikane e Iranit dhe Hezbollahu”.

“Sepse kjo është e vërteta! Në këto hapa nuk jemi pionierët sepse ka pasur më parë edhe partnerë, aleatë që i kanë hedhur, por është koha që ta bëjmë edhe ne këtë gjë”, tha Rama. /e.i/ /a.g/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›