Rama: Plan 4-vjeçar për rritjen e pensioneve

TIRANË, 28 mars/ATSH/ Kryeministri, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot se falë politikave eficiente ekonomike të ndërmarra, u mundësua rritja e pensioneve.
Gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste të Njësisë 2, Tiranë, Rama tha se pensionet kanë hyrë në planin e rritjes, i cili është një plan 4-vjeçar, ku çdo vit rritja do të dyfishohet.
“Nëse këtë vit pensioni në muaj është rritur X, vitin tjetër, nga janari rritja do të dyfishohet”, tha Rama.
Sepse, tha ai, na janë krijuar mundësitë.
“Kjo do të thotë se funksionon ekonomia”, deklaroi Rama.
/r.e/