E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: “Protestat sot zhvillohen për algoritmin, sheshi është kthyer në studio televizive”

 

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat kundër projektit turistik në Zvërnec, duke deklaruar se në epokën e rrjeteve sociale protestat nuk zhvillohen më vetëm në shesh, por edhe në hapësirën dixhitale.

Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama tha se algoritmet e rrjeteve sociale favorizojnë konfliktin, zemërimin dhe përplasjet, ndërsa sipas tij qetësia dhe arsyetimi nuk shpërblehen.

“Algoritmi nuk shpërblen qetësinë, nuk e do arsyen dhe favorizon konfliktin, indinjatën dhe frikësimin, sepse këto prodhojnë klikime dhe klikimet prodhojnë para”, u shpreh kryeministri.

Sipas Ramës, protestat e javëve të fundit treguan se sheshi është shndërruar në një “studio televizive”, ku prodhohet material për rrjetet sociale dhe për të ushqyer algoritmet.

“Kush mendon se me like dhe followers bën politikë, bën gabim. Sheshi është vendi ku filmohet materiali për ta ushqyer algoritmin”, deklaroi ai.

Rama shtoi se kjo është një betejë që, sipas tij, nuk lidhet me ndarjet tradicionale mes të majtës dhe të djathtës, por me ndikimin që algoritmet dhe ekonomia e vëmendjes kanë marrë në politikën moderne.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›