E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Sonte protesta më kulmore qytetare, diaspora po vërshon drejt Shqipërisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, e cilësoi protestën e kësaj mbrëmjeje si “protestën më kulmore rinore qytetare” të zhvilluar në vend.

Sipas Berishës, gjatë javës së fundit Shqipëria ka përjetuar protestat më të mëdha qytetare dhe rinore, ndërsa tha se qytetarë, mbështetës të opozitës dhe emigrantë po i drejtohen Tiranës për t’iu bashkuar protestës.

“Diaspora shqiptare ka mësyrë vendin e vet dhe rrugët, aeroportet e tragetet sjellin dhjetëra mijëra shqiptarë këtë natë në protestën më kulmore rinore qytetare”, deklaroi ai.

Berisha u ndal edhe te reagimet ndërkombëtare lidhur me çështjen e Zvërnecit, duke përmendur diskutimet në institucionet europiane dhe duke e cilësuar situatën politike në vend si një zhvillim historik.

Nga ana tjetër, kreu i opozitës akuzoi kryeministrin Edi Rama se po sulmon rrjetet sociale dhe zërat kritikë, ndërsa theksoi se protesta do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të saj.

Sipas Berishës, zhvillimet e fundit po afrojnë fundin e qeverisjes aktuale, të cilën ai e cilësoi si një regjim të refuzuar nga qytetarët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›