E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Qindra vizitorë dhe adhurues të muzikës rock zgjodhën Korçën këtë fundjavë

TIRANË, 22 qershor/ATSH/ Me pjesëmarrjen e motoristëve nga e gjithë Shqipëria dhe qindra vizitorëve, nën ritmet e muzikës rock dhe pasionit për motorët, qyteti i Korçës u shndërrua në kryefjalën e aktiviteteve në vend gjatë kësaj fundjave.

Gjatë dy ditëve, parada e motoristëve në rrugët e qytetit të Korçës dhuroi spektakël për qytetarët vendas dhe turistët e huaj, krahas ritmeve të muzikës dhe koncertit të zhanrit muzikor rock.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje të këtij aktiviteti në një postim në rrjetet sociale, ndërsa u shpreh se “klube motoristësh nga vende të ndryshme të rajonit, qindra vizitorë dhe adhurues të muzikës Rock zgjodhën Korçën këtë fundjavë”.

Qyteti i Korçës mirëpriti për dy ditë me radhë, edicionin e 7-të të festivalit “Moto & Rock Fest”, një nga ngjarjet më të veçanta që solli shumë vizitorë dhe turistë të huaj këtë fundjavë në Korçë.

Ky aktivitet kulmoi mbrëmjen e djeshme në bulevardin e Korçës me paradën e 500 motoristëve, ndërsa sheshi para Katedrales u gjallërua nga muzika dhe atmosfera festive për të gjithë ardhuruesit e muzikës rock.

Gjatë aktivitetit dyditor të “Moto & Rock Fest”në Korçë 1 nga 18

/e.i//r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›