E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA – JD Vance: Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit do të ishte vetëvrasje për Iranin

UASHINGTON, 22 qershor /ATSH-ANSA/ – Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit do të ishte vetëvrasje për Iranin, deklaroi zëvendëspresidenti i SHBA-së Jd Vance.

“E gjithë ekonomia e tyre kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit. Pse do ta bënin këtë? Nuk mendoj se ka kuptim”, shtoi numri dy i Donald Trump.

Parlamenti iranian beson se është e nevojshme të mbyllet Ngushtica e Hormuzit, pas sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane.

Kjo u deklarua nga Esmail Kosari, një anëtar i komisionit parlamentar për sigurinë kombëtare.

Vendimi përfundimtar tani i takon Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare iraniane./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›