Rama: Rreth 300 forca, 24 mjete dhe 2 helikopterë për shuarjen e zjarrit në Delvinë

TIRANË, 13 gusht /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga operacioni për shuarjen e zjarrit në Delvinë.
Kreu i qeverisë thekson se, në Delvinë vijon puna intensive e forcave në terren për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.
Në operacion janë angazhuar rreth 300 forca, 24 mjete dhe 2 helikopterë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 64 vatra zjarri, nga të cilat 24 vatra zjarri janë ende aktive.
Mbi 10 mijë forca të emergjencave, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile ndodhen në terren dhe situata po shkon drejt stabilizimit. Operacioni i gjerë kundër zjarreve ka vijuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës, duke synuar kufizimin e perimetrit të flakëve pranë zonave të banuara dhe parqeve kombëtare në të gjithë vendin. Nga ajri po operojnë edhe tre helikopterë në Gramsh dhe dy të tjerë në Delvinë.
1 nga 15/gj.m/j.p/