E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shuhet plotësisht vatra e zjarrit në Parkun Natyror të Munellës në Kukës

TIRANË, 13 gusht /ATSH/ Vatra e zjarrit e rënë në zonën pyjore të Parkut Natyror të Munellës, në fshatin Shëmri, Njësia Administrative Malzi, është shuar plotësisht, njoftoi Drejtoria e Administratës së Zonave të Mbrojtura në Kukës.

Me izolimin dhe shuarjen e plotë të kësaj vatre, qarku i Kukësit ka dalë nga harta e zjarreve aktive, bëri të ditur Prefektura e Kukësit.

Për monitorimin deri në shuarjen e plotë, gjatë ditës së sotme u angazhuan pesë punonjës të Zonave të Mbrojtura Kukës.

Në Bashkitë Has dhe Tropojë aktualisht nuk ka situata zjarresh.

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›