E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Shëtitorja “Taulantia” në Durrës, hapësira që do t’i japin adrenalinë turizmit

TIRANË, 21 prill/ATSH/ Në qytetin bregdetar të Durrësit vijon puna për ndërtimin e shëtitores “Taulantia”, e cila do të shndërrohet në një zonë shumëfunksionale.

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama i shoqëruar nga kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako, inspektuan kantierin e shëtitores “Taulantia”.

Kjo shëtitore do të ketë ambiente të gjelbëruara, sistem ndriçimi, korsi të posaçme për këmbësorët dhe biçikletat, kënde e terrene sportive.

Kryeministri Rama tha se në shëtitore do të ketë edhe hapësira të tjera që do t’i japin shumë adrenalinë turizmit, shëtitjeve të pasdites, fundjavës e jetës së natës.

Rama tha se kjo shëtitore do të dalë shumë e bukur dhe do të frekuentohet pasditeve dhe fundjavave nga qytetarët dhe turistët.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako tha se “kemi filluar prishjen e objektit me FSHZH kemi hequr të gjithë platformën ekzistuese. Janë 250 metër vijë lineare në këtë shëtitore përveç asaj që do të ndërtohet nga e para sipas projektit që është hartuar do të kemi edhe shtrimin e gjithë pjesës tjetër”.

Durrësi është prej qyteteve – destinacione turistike – që vitet e fundit ka njohur rritje të numrit të vizitorëve të huaj, ndërsa të shumta janë kroçerat që sjellin turistë nga vende të ndryshme të botës.

1 nga 2

/k.s/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›