Rama: Shkolla “Meleq Gosnishti” në Përmet, ambiente moderne për nxënësit

TIRANË, 20 maj /ATSH/ Shkolla 9-vjeçare “Meleq Gosnishti” në Përmet është transformuar, pas rikonstruksionit të kryer nga një investim i përbashkët i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe bashkisë.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kjo shkollë, e cila pritet të hapë së shpejti dyert për nxënësit dhe mësuesit.
“Shkolla e re “Meleq Gosnishti” është transformuar tërësisht dhe së shpejti do të hapë dyert për nxënësit e saj, me ambiente moderne dhe kushte dinjitoze për të mësuar”, theksoi Rama.
Rama u shpreh se “ky investim është një tjetër hap përpara për arsim cilësor në çdo cep të Shqipërisë”.
Kjo shkollë, e ndodhur në një zonat më piktoreske të qytetit, do të jetë edhe një qendër komunitare, e cila mund të përdoret për aktivitete të ndryshme pas orarit mësimor.
Me buxhetin e vitit 2025 do të ndërtohen ose rikonstruktohen rreth 70-80 objekte arsimore të arsimit bazë, me rreth 1000-1200 klasa/laboratorë, ku do të përfitojnë rreth 20 000 -25 000 nxënës dhe 1500-2000 punonjës mësimorë.
1 nga 6/m.m/a.f/