Rama: Shkolla “Sulejman Elezi” në Kamzë e rilindur me hapësira bashkëkohore

TIRANË, 14 shtator /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga shkolla “Sulejman Elezi” në Kamzë, e cila është rikonstruktuar në nisjen e vitit të ri shkollor.
“Shkolla “Sulejman Elezi” në Kamëz e rilindur me hapësira bashkëkohore”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.
Shkolla ofron klasa të reja, palestër dhe ambiente të sigurta e miqësore, duke krijuar kushte më të mira për nxënësit për të mësuar dhe socializuar.
“Shkolla e rilindur do t’u shërbejë mbi 520 nxënësve dhe mësuesve, duke u ofruar atyre një mjedis të denjë dhe vit të ri shkollor plot mundësi e arritje”, shkroi Rama.
Shkolla “Sulejman Elezi” është pjesë e investimeve në infrastrukturën arsimore, me synim përmirësimin e kushteve të mësimit dhe krijimin e mjediseve bashkëkohore për nxënësit dhe stafin pedagogjik.
1 nga 9/gj.m/a.f/r.e/