E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Të ardhurat nga rritja e çmimit të naftës do t’i marrin pensionistët

TIRANË, 2 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama u tha pensionistëve se të ardhurat nga rritja e çmimit të naftës për shkak të konfliktit në Iran do t’u kalojnë atyre.

Në bashkëbisedimin me pensionistë, ndërsa nga dje ka nisur shpërndarja e bonusit të verës prej 5 mijë lekësh të reja, Rama u ndal tek premtimet për bonusin dhe debatet që ato shkaktuan.

“Vitin e shkuar thanë po e japin bonusin për fushatë. Këtë vit s’kemi fushatë. Bonusi s’ka lidhje me asgjë tjetër, veçse me vëmendjen që ju kemi premtuar. I është shtuar buxhetit fitimet nga të ardhurat prej çmimit të naftës, nuk është mbajtur në buxhet, por është pjesë e bonusit që do marrin pensionistët që nga sot”, tha Rama.

Sipas tij, të gjitha të ardhurat që erdhën nga rritja e çmimit të naftës nga lufta, do t’i marrin pensionistët.

“Nuk janë vetëm pensionistët, por edhe personat me aftësi të kufizuar, të cilët prej kohësh prisnin këtë që ne bëmë, dyfishimin e ndihmës për personat me aftësi të kufizuara. Janë fëmijët me aftësi të veçanta, u mor vendimi dhe fillon tani dyfishimi i ndihmës. Është vendosur që sigurimet e kujdestarëve të personave me aftësi të kufizuara do t’i paguajë shteti”, tha kryeministri Rama.

1 nga 9

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›