E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Çdo rritje ekonomike do të reflektohet në fondin për pensionistët

TIRANË, 2 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama siguroi sot pensionistët se çdo rritje e ekonomisë do të reflektohet në fondin e tyre.

Në një bashkëbisedim me pensionistë, Rama i siguroi se bonusi i verës është vetëm rezultati i gjashtë muajve pozitivë të ekonomisë.

“Nuk ka lidhje fare me të tjerat. Bonusi i fundvitit e keni aty te Banka e Shqipërisë. E keni aty dhe aty keni fondin tuaj. Gjithçka do të vijë vitin e ardhshëm do të vihet aty. Gjithçka do të vijë vitin tjetër do të vihet aty”, shtoi ai.

Duke folur për rritjen e pensioneve, Rama u shpreh se janarin e ardhshëm do të dyfishohet shtesa e janarit të këtij viti.

“Janarin e 2028-ës do të trefishohet, janarin e 2029-ës do të katërfishohet shtesa dhe në janarin e 2030-ës do të pesëfishohet. Pastaj, në 2031-shin, do të hidhni short”, u shpreh Rama.

/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›