Rama: “Të gjithë të mblidhemi më 14 maj në bulevardin Dëshmorët e Kombit”
Ngjela: “Më 14 maj qeveria do të marrë mësimin përfundimtar”
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama dhe krerët e partive opozitare, gjatë protestës së djeshme u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve në mbarë vendin që të mblidhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë më datë 14 maj. Në këtë datë mbushen plot dy javë nga nisja e grevës së urisë dhe pritet të zhvillohet një protestë madhështore. Ndërsa kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, deklaroi se më 14 maj qeveria “Berisha” do të marrë mësimin përfundimtar.
Rama
Lideri i opozitës u ka drejtuar një apel edhe krerëve të Policisë së Shtetit që të mos plotësojnë kapriçot e krerëve të qeverisë për të penguar protestuesit. “Përsëris apelin tim për drejtuesit e Policisë së Shtetit, që duhet të jenë në krye të detyrës ndaj qytetarëve, dhe jo ta ngatërrojnë këtë detyrë për t’iu përgjigjur interesave të një shteti që është në konflikt me qytetarët, që nuk i lejon ta numërojnë votën e tyre”, - theksoi Rama. Duke rikonfirmuar synimin e partisë së tij për të mos u tërhequr nga protestat, i ka ftuar të gjithë shqiptarët që të mblidhen në Tiranë më 14 maj. “Ne nuk lodhemi, nuk mërzitemi dhe nuk tërhiqemi në këtë betejë që është për të garantuar që pushteti të mos merret më në tavolinë, siç u mor më 28 qershor. Të gjithë të mblidhen më 14 maj, të gjithë artistët, të cilët janë solidarë të kësaj proteste, për të hapur rrugën për çdo shqiptar”, - tha Rama.
Sipas tij, kryeministri Berisha nuk mban peng vetëm votën e lirë, por edhe zhvillimin ekonomik dhe procesin integrues të vendit. Rama ka theksuar se hapja e kutive është diçka e domosdoshme në mënyrë që vendi të hyjë në rrugën e zhvillimit. “Kjo gënjeshtër e kthyer në sistem nuk është vetëm në kutitë e 28 qershorit, por edhe në kutinë e mbyllur të ekonomisë shqiptare, të informacionit, të Parlamentit. Ne duhet t’i hapim këto kuti për t’i hapur rrugë Europës, sepse ne e duam Europën këtu”, - u shpreh Rama.
Ngjela
Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, i ka ftuar qytetarët nga e gjithë Shqipëria t’i bashkohen protestës paqësore të opozitës më 14 maj. “Në datën 14 maj qeveria do të marrë mësimin përfundimtar. Të gjithë në Tiranë, me kuaj, me karroca, me biçikleta, me gjithçka, ta bllokojmë Tiranën në një protestë të madhe paqësore”, - u shpreh Ngjela. Kryetari Ngjela theksoi ndër të tjera se qytetarët nuk duhet të tremben nga Sali Berisha, pasi 1 milion shqiptarë kërkojnë të drejtën e tyre. “Të mos trembemi nga një taleban si ky. Përpara të gjithë! Është i detyruar që 1 milion shqiptarëve t’u tregojë votat e tyre”, - nënvizoi kreu i PLD-së.
Shalsi: “Qeveria dhunon qytetarët gjatë protestave paqësore të opozitës”
Gjatë protestës së djeshme, deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, akuzoi kryeministrin Sali Berisha për dhunë ndaj protestuesve opozitarë. Duke iu referuar përplasjeve mes policisë e protestuesve gjatë dy ditëve të fundit, Shalsi tha se shqiptarët nuk kërkojnë dhunë, por është qeveria ajo që kërkon t’i dhunojë ata. “Dje Berisha u kthye në origjinë, ai ka vendosur që përpjekjeve tona paqësore t’u përgjigjet me dhunë. Sot dhe dje ai ka provuar se nuk përfaqëson vullnetin e popullit, nuk ka mandatin e tij, pasi nuk janë shqiptarët që kërkojnë dhunë, por është ai që do të ushtrojë dhunë ndaj tyre”, - u shpreh Shalsi.
13 Maj 2010