Rama: Të tretët në rajon për rritjen e pagës minimale, projeksioni për 2030 në 650 euro

TIRANË, 27 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi se “mesatarja e pagës kur morëm detyrën ishte 322 euro, sot është 848 euro”.
Gjatë një bashkëbisedimi sot me pedagogë dhe studentë të Universitetit të Vlorës, Rama tha se “kemi rritjen e pagës minimale, jemi në 400 euro dhe praktikisht me 400 eurot jemi në vendin e tretë në rajon”.
“Janarin e vitit të ardhshëm do të shkojmë 500 euro pagën minimale”, tha Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se “projeksioni ynë për Shqipërinë 2030 është: të mos ketë pagë minimale nën 650 euro”.
Më tej Rama foli për inflacionin, ku theksoi se “kemi një tabelë të inflacionit, që ka lidhje me çmimet në rajon, kur gjatë periudhës së krizës, patëm nivelin më të ulët të inflacionit se të tjerët, edhe pse këtu si kudo çmimet u rritën”, tha Rama.
Rama tha se “Shqipëria ka nivelin më të ulët të inflacionit në të gjithë rajonin, 2,6%”.
/k.s/r.e/