E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Tregtia e bulmetit dhe mishit pa fatura kërcënon shëndetin e konsumatorëve

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se mosfaturimi për qumështin, mishin dhe bulmetin kërcënon shëndetin e konsumatorëve dhe cenon edhe rendin ligjor.

Kryesocialisti shton se do të ketë një angazhim maksimal për sekuestrimin e këtyre mallrave pa faturë

“Mosfaturimi për qumështin, mishin dhe bulmetin e freskët kërcënon shëndetin e konsumatorëve, përveçse cenon rendin ligjor si çdo mosfaturim tjetër.

Angazhim maksimal për sekuestrimin e këtyre mallrave pa faturë”, shkruan Rama.

 Që prej ditës së sotme, ka hyrë në fuqi urdhri i prerë i Kryeministrit Edi Rama për ndëshkimin e çdo subjekti që tregton mallra pa faturë tatimore.

Aksioni fokusohet kryesisht në tregjet e produkteve ushqimore, veçanërisht të mishit dhe bulmetit, ku niveli i informalitetit vijon të jetë i lartë, duke rrezikuar konkurrencën e ndershme, të ardhurat shtetërore dhe sigurinë ushqimore.

/vizionplus.tv 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›