Rama: Vijojmë reformat, mbyllim negociatat brenda 2027. Kryeministri: I qëndroj asaj që kam thënë për këtë mandat

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria do të vijojë reformat për të mbyllur negociatat me BE në 2027.
Në një konferencë të përbashkët në Tiranë me presidentin e KE, Antonio Costa, Rama u shpreh se i qëndron asaj që ka thënë gjatë fushatës elektorale, se ky do të jetë mandati i integrimit.
“Besoj se në të gjitha rastet, do vish vitiun e ardhshëm, se do hapim Kolegjin e ri. Jemi duke ndërtuar një godinë, më, e bukur se ajo në Bryzh. Do vish ta inagurosh. Pyetja ishte, gjatë gjithë fushatës unë thashë diçka për të marrë votat dhe ciruku mbaroi, apo ajo që thashë, mbetet në fuqi. Po them që jo vetëm që i qëndroj asaj që kam thënë, na është dhënë mundësia historiek. BE ka hapur derën, nëse bëjmë ati që janë të shkruara në planin me KE, deri në fund të 2027. Ne kemi vënë 2030, se mund të ketë procese që mund të marrin momente. Ne kemi në mes të Europës, nga popujt më të vjetër këtu. Ne duam ta mbyllim këtë proces”, theksoi ai./abcnews.al