“Të ecim me hapat e duhur për të mos humbur momentin”, Rama: Kjo, ‘histori dashurie’ me BE

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët për mediat me Presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa tha se me BE- në është si një histori dashurie që duhet të presim derisa të hapet dritarja dhe më pas të ngjitemi drejt asaj që duam. Rama tha më tej se duhet të ecim me hapat e duhur për të mos humbur momentin.
“Ne jemi shumë të vendosur, kemi një model të AI që na ndihmon për procesin e transferimit në gjuhën shqipe dhe të një sërë informacionesh të tjera që marrim nga modeli. Kemi gjithë bindjen që ky moment e ka ndryshuar qasjen. Unë nuk e kam humbur asnjëherë besimin por gjithmonë kam thënë që është një histori dashurie që deri kur ana tjetër ta ndjej nevojën për ty, s’duhet të dorëzohesh dhe duhet të jesh gati kur ana tjetër të hapi dritaren. Dritarja është hapur, ccarcafi është hedhur poshtë dhe ne të dashuruarit duhet të ngjitemi duke marrë parasysh që dritarja mund të mbyllet.
Falenderoj presidentin për vizitën dhe kohën si dhe studentët e kolegjit.” / abcnews.al