E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama: Vijon çlirimi i hapësirave publike

TIRANË, 2 tetor /ATSH/ Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor duke sjellë zhvillim për komunitetet.

E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, kjo nismë, e cila ka nisur nga zbatimi në muajin korrik, po vijon me prioritet në gjithë territorin e vendit.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale të tjera pamje nga ndërhyrjet për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe çmontimin e strukturave të vendosura në shkelje të ligjit nga subjektet private.

“Vijon çlirimi i hapësirave publike, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0”, u shpreh Rama.

Përmes platformës “Hapësira ime publike”, qytetarët kanë mundësi të denoncojnë zënien e trotuareve apo hapësirave komunitare, ndërtimet pa leje ose në shkelje të lejes, zaptimin dhe ndotjen e anës së rrugës kombëtare, parkingje private të paligjshme, kantiere ndërtimi pa rrethim të rregullt apo me ndotje mjedisore si dhe ndotje fizike apo akustike të hapësirës publike.

Deri më sot në këtë portal janë raportuar 12 672 raste, nga të cilat janë zgjidhur 9 247 raste, ndërsa 3 452 të tjera janë aktualisht në proces shqyrtimi.

/gj.m/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›