E Hënë, 2 Nëntor 2026

Forumi i Investimeve BE–Ballkani Perëndimor në Tiranë, Qeveria miraton 31.7 mln lekë për organizimin

Këshilli i Ministrave ka miratuar një fond prej 31.75 milionë lekë për organizimin e Forumit të Investimeve midis vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, që do të zhvillohet në Tiranë më 13-14 tetor 2025.

Shpenzimet mbulohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2025, ndërsa zbatimi ngarkohet Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare.

Ky forum, i mbështetur nga Komisioni Europian, synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe të krijojë mundësi investimi midis Shqipërisë, Bosnjës e Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe vendeve anëtare të BE-së.

Organizimi i tij shënon një hap strategjik drejt integrimit ekonomik të rajonit dhe tërheqjes së investimeve të huaja direkt, duke nxitur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Gazetare: Rugova Dunisha

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›