E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Vijon restaurimi i Ujësjellësit Historik të Vranishtit, një thesar i trashëgimisë kulturore

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e kësaj fundjave pamje nga punimet restauruese në Ujësjellësin Historik të Vranishtit, në Bashkinë Himarë, duke vlerësuar rëndësinë e kësaj vepre të trashëgimisë kulturore dhe inxhinierike shqiptare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thekson se restaurimi po vijon me qëllim ruajtjen e një prej monumenteve më të vyera të vendit, që përfaqëson një pjesë të rëndësishme të historisë dhe identitetit kulturor.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga Ujësjellësi Historik i Vranishtit, në Bashkinë Himarë, ku po vijojnë punimet restauruese për të ruajtur një nga veprat më të vyera të trashëgimisë sonë kulturore dhe inxhinierike, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›