E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama: Vlora Turistike 2030, bypassi i Orikum–Lungomare, një investim i rëndësishëm për turizmin

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një postim në Facebook ku ka prezantuar projektin e ri të infrastrukturës në Vlorës.

Sipas tij, bypassi që do të shtrihet mbi kodrat e rrugës Vlorë–Orikum, i njohur si Orikum – Lungomare 3, do të sjellë një zhvillim të ri për qytetin, duke kontribuar në transformimin e Vlorës në një destinacion më tërheqës për turizmin.

“Orikum – Lungomare 3, bypassi që shtrihet mbi kodrat e rrugës Vlorë–Orikum që do të mundësojë një frymëmarrje krejt të re për #VlorënTuristike2030”, shkruan Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›