Hamasi do t’i dorëzojë Izraelit trupat e dy pengjeve izraelite

Hamasi do t’i dorëzojë Izraelit trupat e dy pengjeve izraelite të mbajtura në Rripin e Gazës, si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit që ka hyrë në fuqi që nga 10 tetori.
Lajmi u bë i ditur të enjten nga krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Ezzedine Al-Qassam, përmes një njoftimi në rrjetin Telegram.
Sipas deklaratës, trupat e dy të burgosurve izraelitë do t’i kalojnë Kryqit të Kuq për t’u transferuar më pas në Izrael. Ky veprim është pjesë e një procesi më të gjerë shkëmbimi, ku Hamasi ka dorëzuar deri tani eshtrat e 15 nga 28 pengjet që mbahen në Gaza.
Autoritetet izraelite kanë konfirmuar marrjen e trupave dhe kanë nisur procedurat për identifikimin e tyre. Marrëveshja përfshin gjithashtu lirimin e disa të burgosurve palestinezë në këmbim të pengjeve izraelite.
Ky zhvillim vjen në një moment kritik për rajonin, ndërsa përpjekjet për ruajtjen e armëpushimit dhe zgjidhjen e krizës humanitare në Gaza vazhdojnë.
/rtsh.al/