“Rama e kaloi vijën e kuqe me Ballukun” – Alimehmeti: S’mund të flasë për merita në integrim, kur votuan rresht për të mos i hequr imunitetin! Doli kundër kancelarive evropiane
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Ilir Alimehmeti theksoi se kryeministri Edi Rama nuk mund të flasë për merita në procesin e integrimit, kur ai e tregoi veten duke dalë kundër kancelarive evropiane dhe duke mos i hequr imunitetin ish zv kryeministres dhe ish ministres Belinda Balluku.

Në intervistën për News24, ai theksoi se kryeministri kaloi vijën e kuqe, dhe pavarësisht deklaratave që ai bën se dëshiron integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ai e tregoi veten duke mos pranuar kërkesën e drejtësisë për t’i hequr imunitetin Ballukut.
Alimehmeti e cilësoi çështjen Balluku si një test të dështuar për Ramën dhe qeverinë e tij, duke theksuar se kur drejtësia kërkoi veprim konkret, shumica parlamentare votoi kundër heqjes së imunitetit.
“Më 12 mars, ai shkoi kundër të gjitha kancelarive ndërkombëtare që kërkuan që imuniteti të shërbejë si mburojë për proceset demokratike por të mos shërbejë si pengesë për hetimin e zyrtarëve kur e kërkojnë organet e drejtësisë. Të gjitha kancelaritë, përfshirë edhe SHBA, kërkuan heqjen e imunitetit të Balluku dhe mesazhi i unifikuar. Ai nuk e hoqi dhe kaloi vizën e kuqe. Çfarë që të thotë, ai është qartë kundër vlerave dhe interesave që parashikon integrimi në BE. Veprimi ishte kundër asaj që deklaron ai. Nëse hyjmë në BE në një formë dhuratë që na ka bërë dikush apo një situatë e përgjithshme ndërkombëtare, kjo nuk është meritë e Ramës apo e askujt, por falë një situate të krijuar.
Nëse do të ishte për meritë, të ka ardhur reforma në drejtësi, të ka bërë kërkesë zyrtare, dhe ja ku votuan rresht për një që të mos ndodhte kjo kur bëhej fjalë për Ballukun. Ai çfarë të thotë, dhe sido ta lexojë raportin, se ndërhyn edhe te shkrimi i raportit. E ka bërë psh me raportin e OSBE/ODIHR. Ndërhyri deri te NATO përmes ministrit të drejtësisë për të kërkuar një lloj qëndrimi ndaj të prezamuarave ndërhyrje ruse në rrjete sociale që mbështesin protestat. Kjo është paranoja e tij. Ai pranon gjithçka, përveçse shqiptarët nuk e duan. Nuk flasin këto veprime për një njeri që e do Evropën. Por për një njeri, që Edi është ngelës te testi Balluku. Prandaj janë aq shumë kapituj. Kur u vu në provë, ai ngeli në klasë dhe tek kjo ngelje në klasë na ka ngelur të gjithë neve.”, tha ai.