E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama fryn Raportin e Progresit të BE: Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë

Rama fryn Raportin e Progresit të BE: Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të Raportit Vjetor të Progresit nga Komisioni Europian, duke e cilësuar vlerësimin për Shqipërinë si më të lartin e arritur ndonjëherë.

Në një postim në platformën X, Rama e konsideroi raportin një tjetër moment krenarie për vendin dhe një dëshmi inkurajuese në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, ndërkohë që raporti theksonte korrupsionin e lartë në vend, cënimin e demokracisë, cënimin e zgjedhjeve dhe probleme të tjera me menaxhimin dhe suportin social.

Edhe pse Rama pranoi se mbeten ende shumë detyra për t’u përmbushur, ndërsa afatet e negociatave po ngushtohen ai theksoi gjithashtu se vlerësimi i Komisionit Europian nuk i zbeh problematikat e përditshme të vendit, për të cilat, sipas tij, qeveria do të vijojë të ketë vëmendje.

“Momenti është optimal. Dera e BE-së është e hapur dhe mundësia e hyrjes është më reale se kurrë”, shkruan Rama.

Në vijim, kryeministri u bëri thirrje shqiptarëve të mos lejojnë që përçarjet dhe konfliktet politike të pengojnë procesin e integrimit europian.

“Historia nuk do të na e falte kurrsesi mbytjen në lugën e ujit të pistë të dasive, mllefeve e xhelozive që e kanë penguar vazhdimisht Shqipërinë të ngrihet në lartësinë e potencialit të saj”, shkruan Rama, duke e mbyllur mesazhin me thirrjen: “Kokën lart dhe përpara Shqipëri”.a.b

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›