E Shtunë, 7 Nëntor 2026

Rama hapi faqe online për dialog, reagojnë studentët: Kemi vetëm një kërkesë

Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Lapsi.al 6 November 2026

Rama hapi faqe online për dialog, reagojnë studentët: Kemi

Kryeministri Edi Rama hapi këtë të premte (6 nëntor) një faqe online, që sipas tij, do të çelte një urë dialogu me studentët protestues. 

Rama tha se faqja “Fol me Kryeministrin” do të jetë e hapur 24 orë, përmes së cilës çdo qytetar mund të komunikojë dhe të ndajë mendimet e tij me Kryeministrin dhe qeverinë. 

Përgjigjja e studentëve ka qenë e menjëhershme dhe e prerë. Ata shprehen se nuk do të ketë dialog me Ramën dhe se protestat do të vijojnë deri në dorëheqjen e tij. 

“Pavarësisht pretendimeve të kryeministrit, ne “Studentët n'protestë” nuk kemi për të dialoguar me një autokrat. 

Nuk njohim asnjë grupim studentësh që të ketë synuar dialog me kryeministrin. Protesta jonë vijon me të njëjtin synim: “Dorëheqjen e tij” – thuhet në reagimin e studentëve në protestë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›