E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama ironizon Berishën: S’ka më keq kur s’di ç’flet

TIRANË, 28 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, ka ironizuar një deklaratë të kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha.

Në një video të publikuar sot në rrjetet sociale, Rama sjell pjesë nga një konferencë për mediet e Berishës i cili shprehet se “po t’i rikthehesh këtij vendi, dëmet më të mëdhaja i bënë ata që ishin të rinj, Enver Hoxha, Edi Rama”.

“S’ka më keq kur s’di ç’flet”, shkruan Rama, teksa e ka ndarë imazhe të trazirave të vitit 1997.

Kryeministri Rama ka zgjedhur simbolin e bufit dhe të kënetës për të përshkruar gjendjen e opozitës sot.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›