E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama jep lajmin nga Athina: Kemi nisur negociatat për marrëveshjen e pensioneve me Greqinë

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se kanë filluar negociatat për marrëveshjen e pensioneve me Greqinë.

Rama tha gjatë takimit me shqiptarët në Athinë se negociatat janë hapur në nivel ekspertësh dhe se së shpejti priten lajme të mira.

“Kemi arritur të çelim negociatat në nivel ekspertësh për marrëveshjen e pensioneve me Greqinë. Është një marrëveshje për të cilën deri dje nuk shikonim asnjë dritë në fund të tunelit”, tha Rama. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›