E Diel, 1 Nëntor 2026

“Rama ka konflikt ndërkombëtar”, Goxhaj tregon skenarin, si rrëzohet qeveria

Për të rrëzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama duhet një faktor ndërkombëtar.

I këtij mendimi është avokati Altin Goxhaj. Në Quo Vadis në Vizion Plus, Goxhaj theksoi se Rama është i frikësuar nga paqja që policia ka bërë me turmën, teksa shtoi se me qeverisjen e tij janë të pakënaqur edhe ata që punojnë në administratë.

“Rama ka një konflikt ndërkombëtar. Ne nuk e rrëzojmë dot, duhet një faktor ndërkombëtar.

Rama me këtë situatë do e zbrasë shqipërinë dhe do e kthejë në koloni izraelite. Rama ka përballë popullin që është bashkuar kundër Ramës. nëse nuk shuhet Rama, do shuhemi ne. Sot është vrarë frika dhe u ka ardhur në majë të hundës edhe atyre që punojnë në administratë. Frika e Ramës është buzëqeshja e policëve dhe gardistëve. Nuk gjen një polic që nuk ka një të afërm në turmë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›