E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama kritika për disa deputetë socialistë: Dalin në popull vetëm për të më shoqëruar mua kur i shkoj në zonë

Kryesocialisti Edi Rama, njëherazi kreu i qeverisë së vendit, pati kritika të shumta për disa nga deputetët e PS-së. Ai tha se ka nga ata deputetë që nuk e kryejnë detyrën e tyre dhe që dalin në popull “vetëm për të më shoqëruar mua kur shkoj në zonën e tyre”.

Megjithatë, ai theksoi se po ashtu, brenda PS-së ka edhe deputetë të përkushtuar, duke përmendur mes tyre Vullnet Sinën.

“Të jesh deputet i kësaj partie është diçka që unë e konsideroj privilegj të pakrahasueshëm. Të zgjidhesh deputet nga shumica e shqiptarëve është një borxh i jashtëzakonshëm që nuk lahet dot kurrë deri në fund. Dua të kërkoj ndjesë për ata deputetë që janë këtu mes nesh që nuk e kanë përmbushur akoma as minimumin etik të paraqitjes në kohë dhe në çdo kohë në detyrën për të cilën paguhet nga taksat e qytetarëve, më mirë shumë më mirë sesa shumica e qytetarëve. Dua të kërkoj ndjesë për ata deputetë që dalin në popull vetëm për të më shoqëruar mua kur shkoj në zonat e tyre, apo që shkojnë në organizatat e partisë vetëm për të bërë një fotografi prezence kur zhvillohet një fushatë anëtarësimesh.

Dua të kërkoj ndjesë për ata deputetë që u del zëri vetëm kur trokasin nëpër zyrat e shtetit për punët e tyre, të familjes së tyre, apo edhe për ata deputetë që qysh se kanë zbritur në sallë, duken në foltoren e Kuvendit njëherë në hënë dhe flasin sikur kanë ardhur nga Hëna, ndërsa takimet me njerëzit i bëjnë vetëm me njëri-tjetrin, kryesisht për të rejat e fundit nga thashethemet e portaleve për qeverinë. Fatmirësisht i kemi deputetët pa të cilët kemi arritur shumëcka në këtë mandat të tretë dhe I kemi dhe deputetët që nuk mungojnë as kur duhet të ulen në karrige për të marrë vendime, e as kur duhet ti japin këmbëve për të takuar zgjedhësit. Vullnet Sina është njëri prej tyre. I ka në rregull punët e veta, do të thuhej në kafene. Por Vullneti I ka pasur në rregull edhe më përpara.  Nuk është I vetmi por se paradisakohësh më tha se dëshiron të mbyllë angazhimin e tij. Kurrë nuk më ka shqetësuar për asgjë personale por nuk e ka pasur problem të më shkruaj pas mesnate duke u kthyer I lodhur në një nga zonat më të thella e të vështira ku ka bërë më shumë se qeveria”, tha Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›