Rama me operatorët turistikë: Vlora u transformua brenda një dekade. Rritje e numrit të vizitorëve

Kryeministri i vendit, Edi Rama në Vlorë ka zhvilluar një bashkëbisedim me operatorët turistikë mbi sezonin turistik.
Në fokus të diskutimit ishte rritja e cilësisë së shërbimeve, mbështetjen për sipërmarrësit e turizmit dhe promovimin e Vlorës, e cila mbete si një portë e rëndësishme e turizmit shqiptar në qendër të vëmendjes globale.
Rama u shpreh se Vlora është transformuar brenda një dekade.
“Ajo që sot është Lungomarja, më parë ishte një rrugë me dy krosi. Deti shikohej copa copa se ishte i mbushur me ndërtime. Kishte gropa. Kjo ishte Vlora para një dekada, Për tu bërë Lungomarja u deshën vite e mandatit të parë.
Sot po ju them çfarë shifrash ka marsi tani, në çdo emër të vendeve prej nga vijnë turistët. Në mars, krahasuar me marsin e kaluar vizitorët nga Italia janë rritur me 10.9%. Vizitorët nga SHBA janë rritur me 45%, nga Gjermania me 23%. Nga Mbretëria e Bashkuar me 22%, vizitorët nga Spanja me 34%, Austria me 20%, nga Norvegjia me 105%, nga Belgjika me 4%, nga Danimarka me 711%, në krahasim me marsin e kaluar. Këto janë të dhënat nga kufiri. Unë këtu flas për shifrat e gjithë Shqipërisë“, tha Rama.