E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama mesazh opozitës: Nëse përdorni trupin si argument, prania jonë këtu do të zgjasë sa një proces votimi

TIRANË, 18 shtator /ATSH/ Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në Kuvend programin qeverisës të 4 viteve të ardhshme.

Në fjalën e tij, Rama iu drejtua deputetëve të mazhorancës se, “jo një mandat, por vite të tëra politike nuk mund të mjaftojnë për ta shpërblyer besimin e jashtëzakonshëm që shqiptarët na dhanë këtë herë. 83 mandate apo mbi 50% e zgjedhësve në mbështetjen tonë janë shifra të një borxhi të jashtëzakonshëm për mandatin e 4-t radhazi. Është një borxh që duhet ta marrim përsipër çdo ditë jo me fjalë, por me një vijë të re sjelljeje, me një qasje të re vetëkritike, me ide dhe risi në çdo drejtim, me durim, me vullnet, me përkushtim dhe me energji të reja në çdo hap për suksesin e këtij mandati të ri”.

Ndërsa deputetëve të opozitës, Rama iu drejtua duke u thënë se, “nuk është puna jo se çfarë bëni dhe çfarë thoni jashtë kësaj salle, por në këtë sallë. Dhe në respekt të zgjedhësve tuaj do të keni të gjithë vëmendjen tonë dhe të gjithë kohën që dëshironi nëse do të harroni përdorimin e trupit, të duarve, të këmbëve si argument dhe të zhurmës dhe të rënies me dorë të tavolinave si alternativë. Në të kundërt prania jonë këtu do të zgjasë sa një proces votimi. Mbajeni parasysh këtë”.

/gj.m//r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›