E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama mesazh protestuesve: Nuk ka dorëheqje, sulmet janë ndaj Kushner dhe Presidentit Trump

Ky ishte mesazhi që Kryeministri Edi Rama u dërgon atyre që prej 20 ditësh kanë dalë të protestojnë në ‘‘sheshin e xhirimit‘‘ sikurse e cilësoi ai, atë proteste që nisi për mbrojtjen e Nartës dhe po vijon me kërkesën për dorëheqjen e tij dhe të qeverisë.

Për kryeministrin ajo që po ndodh në Tiranë, është një sulm global i orkestruar ndaj Presidentit Trump dhe dhëndrit të tij Kushner, ndërsa Shqipëria rastësisht është zgjedhur si shesh xhirimesh për klikimet që prodhojnë para.

“Një qeveri s’ka të drejtë të mbyllë veshët, por të dëgjojë. Ata janë dëgjuar. Nuk duhet që një qeveri t’ja hedhë gjithë fajin algoritmit, nuk është ky rasti. Por ka një gjë që një qeveri nuk e bën kurrë nëse është aty me një destinacion. Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma. Një grup udhëheqësish nuk i jepet zhurmës. Sa më shumë zhurma zmadhohet, aq më shumë një grup udhëheqës forcon identitetin e vetë, duke bashkuar të gjithë në emër të destinacionit.”, u shpreh

Kreu i qeverisë siguroi se protestat nuk do ta shfokusojne objektivin kombëtare për anëtarësim në BE. Shekulli i XXI po prodhon proletariatin e algoritmit.

“Të qeverisim Shqipërinë sipas kontratës që kemi me popullin shqiptar dhe jo sipas algoritmit. Shqipëria është e gjitha sot në duart tona, jo në këmbët e atyre që bëjnë xhiro. Nuk është një hashtag Shqipëria. Shqipëria është një vend që sot është në një luftë të madhe me vetveten dhe Bashkimi Europian është Itaka jonë”, tha ai.

Sipas tij sfida më e madhe e kohës që po jetojmë nuk është liria e shprehjes, por liria e fakteve. Kryeministri Rama thotë se nuk i mbyll veshët ndaj pakënaqësive dhe problemeve dhe patjetër që kërkohet reflektim. Ai tha se’’ Shqipëria është në duart tona dhe jo në këmbët a tyre që bëjnë xhiro, Shqipëria nuk është hashtag, Shqipëria eshte Itaka jonë.’’

Gazetare: D. Shkodrani 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›