E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama ndan historinë e një nëne që pas 8 vitesh u bekua me një fëmijë

TIRANË, 8 mars /ATSH/Kryeministri Edi Rama në Ditën Ndërkombëtare të Gruas ndau në rrjetet sociale historinë prekëse të një nënë të re, e cila pas 8 vitesh shprese arriti të realizojë ëndrrën e saj më të madhe të bëhej nënë.

Në një rrëfim emocional, ajo tregoi se  “sa shumë kish vuajtur në këto 8 vite duke pritur te kishte fëmijën e saj. “Çdo mëngjes fshija lotët dhe përsëri buzëqeshja, duke besuar. Kam kërkuar ëndrrën time më të madhe për të pasur një fëmijë. Kur thashë ‘nuk bëhet’, ndodhi mrekullia isha shtatzënë”, tha ajo.

Megjithatë, rruga nuk ishte e lehtë. Pas shtatë muajsh, nënë e re përballet me një tjetër sfidë, ku përveç përpjekjes së saj, u angazhua edhe stafi i Spitalit Mbretëreshë Geraldinë në Tiranë, për t’i siguruar ndihmën dhe kujdesin e duhur që fëmija të vinte në jetë i shëndetshëm.

Në mesazhin e saj ajo inkurajoi të gjitha gratë që ëndërrojnë të kenë fëmijë të shpresojnë dhe te mos dekurajohen .  “Çdo grua që po kërkon të ketë fëmijë nuk duhet të dorëzohet. Mrekullitë janë reale”, u shpreh ajo.

/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›