E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama ndan pamje nga Vlora e mbushur me turistë

TIRANË, 14 qershor/ATSH/ Pritshmëritë për sezonin turistik në Vlorë janë të larta nisur edhe nga interesi i lartë i turistëve të huaj.

Edhe këtë fundjavë grupe turistësh vendas dhe të huaj kanë pushtuar Lungomaren e Vlorës, ndërsa sezoni turistik po i afrohet pikut të tij.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga grupet e turistëve të cilët kanë zgjedhur Vlorën për të pushuar këtë fundjavë.

Me një kalendar të ngjeshur aktivitetesh sportive por edhe artistike, Vlora mirëpret turistët vendas dhe të huaj si destinacion i cili ofron përtej turizmit detar.

Vlora, qyteti ku kryqëzohet detit Adriatik dhe Jon, ofron jo vetëm turizëm detar, por edhe malor, si dhe atë të aventurës.

Po ashtu, pjesë e ofertës turistike janë muzetë, kultura, kulinaria, tradita e  ruajtur dhe promovuar me mjaft kujdes.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›