E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama ndan pamje nga parku i liqenit të Paskuqanit

TIRANË, 29 gusht /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga parku i liqenit të Paskuqanit.

Parku i liqenit të Paskuqanit ka tashmë pedonalen e re, ndërsa infrastruktura e parkut përfshin sheshpushime dhe korsi biçikletash.

Në liqenin e Paskuqanit janë mbjellë mbi 10 mijë pemë, duke e kthyer këtë park nga një vend ferrash e plehrash, në një mushkëri të gjelbër.

Parku i Liqenit të Paskuqanit i vlen krejt kryeqytetit, edhe pse ndodhet në bashkinë e Kamzës.

Parkut mirëpret, jo vetëm banorët e bashkisë Kamëz, por të gjithë ata që duan të shijojnë ajrin e pastër, peizazhin fantastik, zogjtë e shumtë, hapësirën ku fëmijët mund të luajnë.

/gj.m/r.e//a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›