E Hënë, 2 Nëntor 2026

Spiropali: Kuvendi përfundoi shqyrtimin e pozicioneve negociuese për gjashtë grup-kapituj

TIRANË, 29 gusht /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali njofton se Kuvendi përfundoi shqyrtimin e pozicioneve negociuese për gjashtë grup-kapituj.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se, “Me mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështjet Europiane, Kuvendi shqyrtoi draftpozicionin negociues për Grup-kapitullin V “Burimet, bujqësia dhe kohezioni”.

Me këtë mbledhje përfunduam shqyrtimin e pozicioneve negociuese për gjashtë grup-kapitujt:

I “Themelorët”,

II “Tregu i brendshëm”,

III “Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse”,

IV “Agjenda e gjelbër dhe ndërlidhja e qëndrueshme”,

V “Burimet, bujqësia dhe kohezioni”,

VI “Marrëdhëniet me jashtë”, të cilat i janë paraqitur për miratim Këshillit të Ministrave”, shprehet Spiropali.

“Presim shumë shpejt mbajtjen e dy konferencave ndërqeveritare BE-Shqipëri, të cilat, me hapjen e negociatave për grup-kapitujt IV dhe V, do të shënojnë hapjen e negociatave për të gjithë grup-kapitujt”, thekson Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit nënvizon se, “anëtarësimi i Shqipërisë në BE është kryefjala e Legjislaturës XI dhe e Kuvendit të ri”.

/gj.m//r.e//a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›