Rama ndan pamje nga takimet elektorale në qarkun e Beratit: Drejt 11 majit

TIRANË, 1 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, vijoi sot takimet e fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Beratit.
Rama zhvilloi pasditen e sotme takimet përmbyllëse elektorale në Kuçovë dhe Berat, ndërsa më herët zhvilloi një takim në Dimal ku prezantoi arritjet kyçe për sektorët më të rëndësishëm dhe sfidat e Shqipërisë 2030 në BE.
“Drejt 11 majit”, shkruan Rama, ndërsa ndau në rrjetet sociale pamje nga këto takime në qarkun e Beratit.
Ndërsa ftoi shqiptarët që të votojnë për përmbylljen e negociatave në vitin 2027, Rama u shpreh se PS është e mira më e madhe që shqiptarët mund të zgjedhin”.
/m.m/a.f/r.e/