Rama ndan videon nga ndërtimi i mini-stadiumit në Katundin e Ri në Durrës: Po ndërtohet sipas standardeve të UEFA-s


2 Nëntor 2026 | 15:23
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin e tij social Facebook një video ku tregon vijimin e punimeve për ndërtimin e një mini-stadiumi me fushë moderne futbolli në Katundin e Ri në Durrës.
Përmes videos, kryeministri bën të ditur se ky mini-stadium po ndërtohet sipas standardeve të UEFA-s, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, me qëllim krijimin e mundësive të reja për të rinjtë dhe nxitjen e zhvillimit të sportit.
“Katundi i Ri në Durrës, po bëhet me një mini-stadium modern, me fushë futbolli sipas standardeve të UEFA-s, tribunë dhe ambiente ndihmëse.
Një investim në bashkëpunim me FSHF-në, që krijon mundësi të reja për të rinjtë dhe i dhuron komunitetit një hapësirë për sport, kulturë dhe aktivitete sociale”, ka shkruar Rama.
Lajme të Sugjeruara
- 15:53 UEFA ultimatum FIFA-s, kërkon përgjigje për 42 çështje që lidhen me Infantino-n
- 15:50 Aston Villa heq dorë nga padia pas komenteve të Jamie Carragher
- 15:47 Reagon Gogu: Po, kam takuar Erion Veliajn të premten! Më vjen thellësisht keq për të pavërtetat
- 15:40 Ukraina akuzon Rusinë për shfrytëzimin e armëpushimit humanitar në Oleshky për t’u riarmatosur
- 15:35 Turqia restauron hapësirat nëntokësore të xhamisë “Shën Sofia”, pritet të hapen edhe për vizitorët
- 15:31 Britania e Madhe dhe Gjermania do të zhvillojnë së bashku inteligjencën artificiale ushtarake në vitin 2027
Kryefaqja