E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama nga Berati për Zvërnecin: Protestohet në Tiranë, por për çfarë?!

Në kuadër të 35 vjetorit të PS në Berat, kryeministri Edi Rama u shpreh se falë punës së Partisë Socialiste, Berati u transformua.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe te çështja e Zvërnecit dhe protestat që po mbahen në Tiranë.

“Që mund ta arrijë vetëm keqdashja ndaj këtij vendi, e kombinuar me ata që e duan këtë vend, por të përfshirë emocionalisht dezinformohen. Ka një protestë në Tiranë, për të mbrojtur mjedisin, por kush po e shkatërron natyrën?! Kush e ka hequr Zvërnecin zonë e mbrojtur?! Zvërneci ka qenë dhe do të jetë zonë e mbrojtur e kategorisë së pestë. Ajo ka qenë dhe do të jetë zonë e mbrojtur.”

Kujtojmë se kreu i qeverisë këtë të në, 1 qershor në mbledhje me Grupin Parlamentar të PS u përgjigj të gjitha akuzave lidhur me çështjen e Zvërnecit. Ai sqaroi projektin, duke e cilësuar si një projekt të jashtëzakonshëm që do të japë një vizion krejt tjetër të Shqipërisë turistike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›